Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndër çiftet e famshme shqiptare që janë përfolur më së shumti për ndarje!
Marrëdhënia e tyre vijon të jetë në rregull, por nuk kanë shpëtuar as ato momente dyshuese kur këngëtari publikoi këngën “S’të njoh më” dhe fansat e interpretuan si një mesazh për Norën.
Robert tha se përpos reperëve, titulli dhe tekstet nuk kanë lidhje me këngëtarët!
Por as Nora nuk është nga ato femra që mund të ketë shprehjen “S’të njoh më”, në fjalor.
“Çfarëdo që të ndodhë, Nora do të mbetet nëna e vajzës sime dhe do të njoh tërë jetën”, u shpreh Roberti duke u dhënë fund thashethemeve njëherë e mirë!
I pyetur nëse dëshiron të bëhet sërish baba, Roberti tha se kjo pjesë është shumë e vështirë për të dy!
Kjo pasi gjatë kohës së verës, kur punojnë, ata rrallëherë shihen me të voglën e tyre Rene!