Në mediat kosovare është publikuar një dëshmi e ish-agjentit të UDB-së.
Rrëfimi i ish-agjentit të UDB-së për disa krime ku ai ishte “kontraktuar” për t’i kryer është regjistruar nga kreu i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduleviç.
Dëshmia e ish-agjentit është transmetuar në emisionin “Debat Plus”.
Ish-agjenti në rrëfimin e tij tregon metodat që përdorte Serbia për të vrarë njerëz e më pas fajin ua linte shqiptarëve.
Agjenti i UDB-së tregon si ishte thirrur për ta eliminuar fizikisht kryetarin e sindikatës së policëve, pasi 25,000 pjesëtarë policie ishin ngritur në protestë dhe kërkonin pagat e tyre.
Ai thotë se personi që duhej eliminuar kishte dokumente të rëndësishme dhe me publikimin e tyre do të rrëzonte zyrtarë të lartë.
Ish-agjenti tregon se drejtorin e UDB-së e kishte pasur në shkollë dhe bashkë më te kanë shërbyer në sigurim prandaj ai e kishte përzgjedhur për të kryer vrasjen.
Ai thotë se ishin bërë të gjitha përgatitjet për të kryer vrasjen, por se ai zgjodhi drejtësinë dhe nuk e kreu vrasjen.
Ish-agjenti rrëfeu se i kanë thënë se duhet vrarë kryesindikalisti sepse i pengon shtetit.
Ai deklaroi se është ftuar në Kapaonik dhe plani ishte për të vrarë policin sa më afër Kosovës e që më pas të lihet faji te shqiptarët.