Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka pritur përfaqësues të Komitetit Amerikan Hebraik.
Ruçi zhvilloi një takim me drejtorin e hebrenjve në Amerikë David Harris.
Ruçi gjatë fjalës së tij vlerësoi se SHBA-të kanë luajtur rol vendimtar për kombin shqiptar në momentet më të vështira të tij.
Ruçi shtoi se SHBA-të kanë luajtur rol kyç në pavarësinë e Kosovës.
Ai shtoi se Shqipëria i është mirënjohëse Amerikës për reformën në drejtësi.
”I jemi mirënjohëse SHBA-ve për ndihmën e pakursyer ndaj popullit shqiptar. I jemi mirënjohës edhe për reformën në drejtësi. Shqiptarët dhe hebrenjtë janë popuj të mbijetesës”, tha ndër të tjera Ruçi.
Nga ana e tij Harris tha se SHBA-të kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët në rrugën e tyre europiane dhe të zhvillimit.