Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mori pjesë në Takimin Ndërministerial të Ministrave të Brendshëm të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të Samitit të Poznanit për Ballkanin Perëndimor.
Takimi u zhvillua nën koordinimin e Ministres së Brendshme dhe Administratës të Polonisë, Elżbieta Witek.
Takimi u përqendrua në çështje të informacionit, emigracionit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik e financiar si çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në funksion të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Lleshaj paraqiti arritjet e rëndësishme të Shqipërisë në fushat që ishin objekt i takimit si dhe prioritetet e avancimit të mëtejshëm të agjendës së integrimit europian të vendit në fushën e sigurisë.
Gjatë veprimtarisë ministri Lleshaj zhvilloi takime të shkurtra me disa prej ministrave pjesëmarrës.