MENU
klinika

Telefoni me ekran të palosur

Samsung zbulon datën kur rikthehet Galaxy Fold!

25.07.2019 - 12:39

Telefoni i parë i Samsung me ekran që paloset do të dalë në shitje në Shtator pas problemeve që pajisja pati me debutimin e parë.

Në Prill lançimi i Galaxy Fold u shty para analistët e parë të telefonit raportuan thyerje të ekraneve. Samsung thotë se ka bërë përmirësime për pajisjen afro 2,000 dollarësh e cila do të shitet në disa tregje të caktuara.

Disa prej përmirësimeve janë zgjerimi i shtresës mbrojtëse në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë se është xham mbrojtës që hiqet si dhe forcimi i hapësirë të boshtit të palosjes dhe mbrojtja nga papastërtitë.

Një prej arsyeve pse ekranet e disa analistëve u thyen është sepse kishin hequr filmin mbrojtës të cilin menduan se është pjesë e paketimit dhe jo telefonit.

Defektet provuan një situatë të sikletshme për Samsung i cili prej disa muajsh përballet me rënien e shitjeve të smartfonëve dhe konkurrencën në rritje nga Huawei. Ky i fundit u bë prodhuesi i dytë më i madh në botë vitin e kaluar dhe ka planifikuar gjithashtu të lançojë një smartfon në Shtator. Kompania gjithashtu shtyu debutimin e telefonit me palosje për shkak se dëshiron të kryente më shumë testime pas problemeve të Galaxy Fold.

Edhe firma tjetër Kineze Xiaomi prezantoi një prototip të smartfonit me ekran që paloset.