Sara Hoxha, vetëm pak kohë më parë na bëri me dije lajmin e bukur se ishte në një pritje të ëmbël të një tjetër foshnjeje dhe fansat e pritën shumë të gëzuar këtë lajm.
E siç u shpreh edhe vetë ajo, tani duhet të ketë filluar periudhën e gjumit letargjik në shtëpi!
Sara Hoxha duhet të jetë në tremujorin e dytë të shtatzënisë, dhe ndërkohë që është në pritje të ëmbël të një djali, ajo kujton kohët e bukura me motrën Lori.
Sara publikoi një foto të vjetër, kur nuk ishte shtatzënë dhe bënte plane të çmendura me Lorin, për pushimet e verës.
“Kthim pas në kohë kur nuk isha shtatzënë dhe bëja plane për pushimet e verës me Lori Hoxhën”, shkruan Sara në Instagram.
Me sa duket, atë e ka marrë malli për të shëtitur, në vend që të qëndrojë në shtëpi dhe ta kalojë verën brenda!
Ndërkohë që Lori është në në Zvicër me pushime me shoqen e saj…