MENU
klinika

Wimbledon

Serena Williams heq qafe surprizën e turneut!

09.07.2019 - 17:35

Serena Williams është gjysmëfinaliste në turneun e Wimbledon, pas triumfit në 3 sete ndaj befasueses Alison Riske, që dje eliminoi bujshëm numrin 1 të botës, Ashleigh Barty.

Nuk ishte një shëtitje për Williams, sepse iu deshën 2 orë për të triumfuar 6-4, 4-6, 6-3, ndaj një rivaleje të nivelit të lartë, që tregoi se është një luftëtare e vërtetë, duke mos u dorëzuar deri në fund.

Megjithatë, Serena ka klas dhe një mentalitet fitues të pashoq, duke shkëlqyer deri në fund dhe duke fituar me meritë, edhe pse në fund Fusha Qendrore ushtonte nga ovacionet për Risken, një surprizë e bukur në Wimbledon këtë vit.