MENU
klinika

Postimi

Shembja e Teatrit Kombëtar, Rama “godet” me Altin Bashën

29.07.2019 - 10:37

Kryeministri Rama ka sulmuar edhe një herë vritualisht të gjithë ata që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme kreu i qeverië ka publikuar mesazhin e një tjetër artisti që mendon se godina e teatrit duhet shembur për të ndërtuar një të ri.

Rama ka zgjedhur sot mesazhin e regjisorit Altin Basha, i cili shprehet se duhet një godinë e re, pasi sipas tij, ajo godinë nuk, ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore.

Mesazhi i Ramës:

Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elma Doresi: Mos punoni, do t'ju zërë Epidemia!

Teatri Kombëtar, spastrime si në kohën e komunizmit


"Jemi forcë politike që mendojmë për njerëzit..."

Veliaj: Na duhet mandati i tretë për të vazhduar punët

Kreu i Urgjencës, Brataj tregon si të dalloni shenjat

Rruf, tipike në këtë periudhë, gripi po mbërrin

"U shërua nga COVID, por pasojat që i la..."

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për humbjen e mikut të tij