MENU
klinika

Ja kur do të mbahet seanca

Shkarkimi i Metës, Ruçi firmos urdhrin…

05.07.2019 - 15:46

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur që në seancën plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta.

“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite:

Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta”, thuhet në njoftimin për mediat.

Nga ana tjetër, në 8 Korrik opozita do të zbarkojë sërisht në bulevard për protestën e 10-të kombëtare, me qëllim krijimin e një qeverie tranzitore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN