Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro është shkarkuar nga detyra.
Duro mbante këtë post që prej 27 marsit të këtij viti, ku zëvendësoi Vasilika Vjeron.
Burimet bëjnë të ditur se shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të tatimeve ka ardhur si rezultat i mospërbushjes së detyrave, funksionit dhe përgjegjësive të tij si titullar i këtij institucioni, duke sjellë për pasojë mosrealizimin në mënyrë të vazhdueshme të planit mujor të të ardhurave, përkeqësimin e situatës së respektimit të detyrimeve ligjore tatimore të tatimpaguesve si dhe të paaftësisë për të marrë masat e duhura për ndryshimin e situatës.
Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se ende nuk është përcaktuar drejtuesi i ri që do të marri në dorë një nga institucionet e rëndësishme të vendit sic është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.