MENU
klinika

Detajet

‘Shkundet’ sërish Korça, lëkundje të forta tërmeti

31.07.2019 - 16:37

Korça tronditet sërish nga tërmeti.

Mësohet se lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë.

Banorët kanë dalë në panik nga shtëpitë.

Lëkundjet e forta të tërmetit që u ndjenë rreth orës 16:21 në Korçë nuk kanë qenë të vetme.

Lëkundje të tjera janë ndjerë sërish më pas dhe banorët të frikësuar kanë dalë nga shtëpitë e tyre duke mbushur sheshet poshtë pallateve dhe rrugët. Tërmeti i dytë ka qenë 7 minuta pas të parit dhe me magnitudë 3.4.

Bëhet me dije se njerëzit janë tmerruar pasi lëkundjet kanë qenë shumë të forta.

Rajoni i Korçës ka qenë më i prekur nga tërmeti muajt e fundit.