Elvana Gjata, dukshëm po bëhet ikonë në muzikë, kjo sepse fansat po e pëlqejnë kaq shumë dhe mezi presin çdo dalje apo koncert të saj.
Ajo ka qenë në mesin e këngëtarëve shqiptarë që kanë performuar në “Alba Festival” në Zvicër!
Këngëtarja dhuroi spektakël bashkë me Capital T kur kënduan këngën më të re “Fustani”, por sigurisht nuk munguan edhe hitet e vjetra të këngëtares.
Elvana u prit me mjaft brohoritje nga publiku, i cili pasi këngëtarja përfundoi performancën, i kërkoi të rikthehej edhe një herë në skenë!
“Edhe njo edhe njo! Do ngelet gjithmonë në zemrën time! Edhe gjithë jetën për ju!”, shkruan këngëtarja në videon e publikuar!
Pas gjithë atyre brohoritjeve Elvana u rikthye edhe njëherë në skenë për të përshëndetur fansat!