MENU
klinika

Detaje të reja

Shpërthimi në ish-Bllok, zbulohet shkaku

16.07.2019 - 11:19

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi i djeshëm në zonën e ish-Bllokut.

Shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e një argjendarie.

Punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial kanë gjetur dy bombula gazi të mbushura.

ISHTI raporton se njëra prej tyre ishte mbushur me gaz propan, ndërsa tjetra me gaz kriogjen.

Dyshohet se bombulës me gaz kriogjen i është lënë hapur valvula dhe kështu ka rrjedhur gaz, duke shkaktuar edhe shpërthimin.

Si pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona, pronarët e argjendarisë, burrë e grua Alma dhe Sokol Pirra, punonjësja Eneda Nura 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë, njëri prej të cilëve 23 vjeçari Andanoel Serani.

Shpërthimi ka shkatërruar argjendarinë dhe biznesin ngjitur, ndërsa ka dëmtuar edhe 5 makina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN