MENU
klinika

Postimi

Shqiptarët protestuan në Amerikë, Malaj: Kjo është motoja e…

08.07.2019 - 08:00

Dje shqiptarët e Amerikës protestuan para ‘Shtëpisë së Bardhë’ kundër qeverisë së Ramës dhe asaj të cilën ata e cilësojnë si ndërhyrje të miliarderit George Soros në punët e Shqipërisë.

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe zyrtarja e LSI-së, Nora Malaj, e cila shpreh një falenderim për të gjithë shqiptarët e Amerikës.

Postimi:

Faleminderit shqiptarëve të Amerikës!

“Nuk ka rëndësi çfarë bënë vendi yt për ty, por ka rëndësi çfarë bënë ti për vendin tënd!”

Kjo ishte motoja e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë , të cilët me anë të peticionit të tyre, i luten Presidentit të ShBA , Donalt Trampit, që të drejtoj sytë nga ky vend mik i përhershëm i Amerikës , për të mos lejuar që të instalohet një autokraci e korruptuar!

Faleminderi ju vellezer e motra që keni frymën e lirisë. Teksa shihja tubimin tuaj m’u kujtua vargjet nga poezia e të madhit Noli ,

Jepni për Nënën

“Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n’Amerikë. “

Sonte, qindra , mijëra shqiptarë do të jenë bashkë në shesh ,në cdo pjesë të globit ,për të treguar se Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në një Parti- shtet. Pasi demokracia është themeli i lirisë dhe të drejtave të njeriut!
Se për shqiptarët më e shtrenjtë se çdo gjë është Liria !!!!!