MENU
klinika

"Khloe do e adhuronte që..."

Si?! Khloe është gati për të falur Tristan!

05.07.2019 - 14:49

Drama e familjes Kardashians pas tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe ka qenë tejet e vështirë për t’u përballuar.

Dhe momentalisht, familja e tyre ka vetëm një frikë: atë që Khloe mund ta falë Tristan.

Edhe pse ajo shprehet e bindur që kjo nuk do të ndodhë kurrë, një burim pranë HollywoodLife ka treguar se Tristan po përpiqet ta rifitojë sërish.

Dhe ajo që e bën më të lehtë rikthimin e Tristan, është vajza që ata kanë së bashku, True.

“Idealisht, Khloe do e adhuronte që ta rriste True së bashku me Tristan. Ajo gjithnjë do ketë një derë të hapur për të si baba. Kjo është dhe marrëdhënia e tyre tani. Nëse ai është një baba i mirë, ajo do e lejojë të jetë në jetën e saj dhe të vajzës.”- ka përfunduar burimi pranë HollywoodLife.

Epo duke e njohur bujën që dinë ‘The Kardashians’ të bëjnë, mund të them lehtë se edhe nuk do të na habiste nëse ndodh që Klhoe ta falë Tristian.