MENU
klinika

Nga National Interest

Takimi Trump-Kim, një mesazh për Xi Jinping

02.07.2019 - 13:17

Ditën e diel në “Fshatin e Paqes” në Zonën e çmilitarizuar të Koresë së Veriut, Presidenti Donald Trump takoi Kim Jong-un.

Por me siguri, ky takim alarmoi Xi Jinping, presidentin kinez, i cili nuk ishte i pranishëm.

Trump tani është kreu i parë amerikan që ka shkuar në Korenë e Veriut. Megjithatë, ky nuk ishte elementi i rëndësishëm i ngjarjeve të së dielës.

Presidenti amerikan të shtunën, pak para takimit të tij shumë të parashikuar me Xi në Osaka në G20, postoi në Twitter lidhur me mundësinë e takimit të tij me Kim në zonën e çmilitarizuar.

Koha e postimit nuk ka gjasa të ketë qenë rastësi. Ka pasur spekulime se në takimin e tij me Trump, Xi do të ofronte bashkëpunim me Korenë e Veriut si një mjet për të marrë koncesione për çështje të tjera.

Kjo është me siguri se pse udhëtimi i parë i Xi në Korenë e Veriut u zhvillua në qershor, pak para G20. Natyrisht, Pekini dhe Uashingtoni vazhdojnë atë që shumica e studiuesve e quajnë një “luftë tregtare”, që ishte temë kryesore e bisedës Trump-Xi në Osaka.

Me postimin, Trump duket se i thoshte homologut të tij kinez se ai nuk kishte nevojë për ndihmën e Pekinit lidhur me Korenë e Veriut.

Trump shpesh mburret për marrëdhëniet e tij me presidentin Kim. Të dy “ramë në dashuri”, tha Trump shtatorin e kaluar.

Trump dhe Kim janë takuar tri herë: qershorin e vitit të kaluar në Singapor, Hanoi këtë shkurt, dhe këtë javë në DMZ, pra në zonën e çmilitarizuar.

Lavdërimi i Trump për Kim dhe për Vladimir Putin kanë kuptim nëse ai po përpiqet të izolojë Republikën Popullore të Kinës.

Kina ka vetëm një aleancë ushtarake formale, atë me Korenë e Veriut. Në shumë mënyra Kim, në sytë e Xi, është një vazal.

Vasalët në Korenë e Veriut i konsiderojnë pronarët e tyre kinezë të padurueshëm dhe Kim është padyshim duke kërkuar një tjetër burim mbështetës.

Kim do të ketë nevojë për Kinën në të ardhmen, por mund të ketë gjetur dikë që nuk e trajton atë si një vartës.

Nëse diplomacia e Trump është efektive apo jo nuk e dimë, por jemi pothuajse  të sigurtë se në Pekin për momentin, Xi dhe kolegët e tij nuk janë shumë të kënaqur me atë që po ndodh në Gadishullin Korean.

Gordon G. Chang është autor i librit Nuclear Showdown: North Korea Takes On the World”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim