MENU
klinika

Romani grafik

Takoua Ben Mohamed dhe “Komiku  ndërkulturor”

23.07.2019 - 13:54

      Romani grafik është një zhanër i ri letrar, që lejon transmetimin me efikasitet të mesazheve të rëndësishme sociale. Një prej eksponentëve më interesantë në skenën kombëtare, shfaqet artisja italiano-tuniziane, Takoua Ben Mohamed.

Po bën gati një dekadë, që kjo qasje e re në artin e rrëfimit të historive është bërë gjithnjë e më e përhapur. Romani grafik është një zhanër i sofistikuar, çka kërkon përdorimin e shumë kodeve të komunikimit në të njëjtën kohë (ngjyra, perspektiva, stili grafik, zgjedhja e fjalëve etj.), po ashtu përfshin mjeshtëri dhe aftësi për të kontrolluar tekstin. Një formë rrëfimi me përparësinë e të qenit shumë e drejtpërdrejtë dhe efektive, po ashtu një zhanër mjaft i parapëlqyer sidomos për të rinjtë.

Ironia mund të jetë një instrument i shkëlqyer për t’u përballur me çështje delikate dhe aktuale, si integrimi, dialogu ndërmjet kulturave dhe lufta kundër diskriminimit. Shembull tipik është historia e Takoua Ben Mohamed, me origjinë tuniziane, por qytetare e Romës, që, përmes gjuhës së vizatimeve komike, ka zgjedhur të rrëfejë ekzistencën e saj.

 

 

 

 

E lindur në Tunizi më 1991, Takoua u shpërngul në Romë gjatë fëmijërisë, babai i saj u persekutua politikisht, kështu që gjithë familja u detyrua të emigrojë dhe të hedhë rrënjë të reja në një vend të huaj. Ishte vetëm 14-vjeçe kur realizoi “Komiku ndërkulturor” dhe pasi studioi për animatore dhe gazetari, ajo vazhdoi udhëtimin në fushën e gazetarisë grafike, duke marrë vlerësime dhe çmime të shumta, përfshirë çmimin prestigjioz “Special Moneygram” në 2016.

Takoua, myslimane praktikuese veshur me shami, me një hijeshi elegante. Hixhabi është një nga simbolet që karakterizojnë Islamin në Perëndim dhe shpesh shoqërohet, gabimisht si shenjë nënshtrimi që detyrohen të mbulojnë kokën, duke e rezervuar vizionin e imazhit ekskluzivisht në sferën private. Në të vërtetë, shumica e grave islame zgjedhin me vullnet të plotë nëse duhet të veshin shaminë, zgjedhje që mund të jetë për njëmijë e një arsye nga më të ndryshmet.

Tuniziane nga lindja, romane e adoptuar. Takoua Ben Mohamed, gazetarja grafiste, zgjedh pikërisht vizatimet komike për të treguar dhe për të komunikuar. Për të folur për integrimin, qytetarinë, diskriminimin, dialogun dhe kulturat. Pra, jo kulturën, por kulturat. Sepse ajo është njëherazi si vajza e rërës së bardhë të Douzit, ashtu edhe e rrethinave të largëta të Tor Bella Monaca e Centocelle. Historia dhe lufta e qytetërimit përkujdesen dhe e përballin çdo ditë me atë që ajo vetë e quan “Komiku  ndërkulturor”, realizuar kur ishte veçse 14 vjeç.

 

 

 

 

“Nuk ekzistojnë dy kultura që nuk kanë asgjë të përbashkët, pikërish  për këto pika të përbashkëta duhet të punojmë për të ndërtuar dialog dhe bashkëjetesë” –  kjo është fjalia që e mirëpret përdoruesin në faqen e Takoua Ben Mohamed. Qytetare italiane që në moshën 8-vjeçare, ajo mban shaminë me dëshirën e saj.

Pyetjes, se “çfarë të bën të ndihesh si në shtëpi, në këtë Romë të madhe?”, ajo i përgjigjet:

Është qyteti ku unë u rrita, që ka formësuar karakterin tim, mënyrën time të të menduarit. Qyteti ku kam studiuar, ku kam pasur kapriçot, ku kam ndërtuar karrierën time. E ndiej shtëpinë time. Kur jam në Romë më quajnë tuniziane dhe kur shkoj në Tunizi, më quajnë italiane. Në Romë, nga ana tjetër, pata mundësinë të ndërtoj identitetin tim ndërkulturor, çka nuk është vetëm romane apo tuniziane.

 

 

 

 

Libri “Nën vel” është një koleksion tabletash grafike, që zbulon aspekte të shumta që lidhen me përdorimin e hixhabit, me ironi therëse dhe me një lehtësi kalviniane, duke nxjerrë në pah si problemet praktike, ashtu edhe ato më intime dhe më të thella. Madje, nuk mungon edhe theksimi në reciprocitetin e stereotipeve të caktuara: Takoua nuk fshihet aspak, në fakt, i ekspozon paragjykimet e veta në lidhje me tërheqjen e vëmendjes në rrugë ose në transportin publik, refuzon të besojë se kjo ndodh vetëm dhe vetëm për shkak se mban shami, arsyet mund të jenë mjaft të ndryshme. Thjeshtësia e stilit dhe mesazhi i menjëhershëm i stripit komik janë jashtëzakonisht të efektshëm në komunikimin e kësaj bote të mendimeve, reflektimeve, frikës, por edhe të takimeve dhe dialogëve sqarues.

Romani i dytë grafik, me tone edhe më dramatike, i kushtohet historisë së vendit të origjinës dhe familjes së saj, e cila gjithmonë ka qenë e angazhuar në luftën për afirmimin e të drejtave politike dhe civile.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Gjenerali” vijon të admirohet

“Le Monde”: Kadare mes 100 titujve të shekullit

Dan Brown shpjegon Teknikumin

“Origjina e species së re”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit