06.07.2019 - 18:03
Këtë të shtunë është zhveshur nga kostumi zyrtar, deputeti socialiste Taulant Balla.
Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Balla ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga një festë në Librazhd.
Kreu i grupit socialist ka preferuar të jetë jashtë politikës dhe të argëtohet në qytetin e Librazhdit ku është edhe deputet.
Balla ka publikuar në Instagram një video nga një festë, në të cilën të gjithë po kërcejnë vallen e Rrajcës, karakteristikë e kësaj zone.
Ndërkohë Balla ka filmuar një pjesë të valles dhe e ka shoqëruar me shkrimin: ’Vallja e Rrajcës në çdo festë’.