MENU
klinika

"Liria"

Testamenti poetik i rrallë i Mjedës

31.07.2019 - 13:29

Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866 në Shkodër në një familje të varfër. I ati ishte një bari, i zbritur nga fshati. Ai vdiq herët dhe e la Mjedën të vogël. E ëma mbeti e vè, për të mbajtur dy fëmijët u detyrua të lante rroba te familjet e pasura të qytetit. Aftësitë e rralla që shquanin Mjedën që në fëmijëri, tërhoqën vëmendjen e jezuitëve, tepër të dhënë pas fëmijëve të varfër që ishin të pajisur me mençuri. Ata i dhanë të drejtën, që të ishte në seminarin e tyre italian të Shkodrës. Meqenëse edhe këtu Mjeda i ri u shqua për zotësi, e dërguan të ndiqte studimet e larta në disa vende si në Spanjë, Poloni, Kroaci dhe Itali. Kësaj rre thane poeti i detyron njohjen e gjuhëve të ndryshme të huaja dhe kulturën e gjerë klasike, që do t’i vlejë shumë gjatë veprimtarisë së tij të mëvonshme letrare./Konica.al

 

 

 

 

 

Më 1917, Mjeda mblodhi dhe botoi në vëllimin “Juvenilja” krijimet poetike, të shkruara gjatë Rilindjes që për shumë shkaqe s’kishin mundur të shihnin dritë më parë. Ai hyri kështu menjëherë në letërsinë tonë si poetishquar. Në vitet 1920-1924, Mjeda u zgjodh deputet i opozitës, i krahut demokratik. Pas ardhjes së Zogut në fuqi, Mjeda u largua nga jeta politike.

Ai vazhdoi të ishte famulltar i thjeshtë në fshatin e vogël Kukël (Në këtë vend ka qenë shumë i stresuar dhe e ka ndjerë veten shumë të idhnuar me kolgët e tij), gjersa në vitet e fundit të jetës së tij kleri e mori si mësues të shqipes në gjimnazin e vet të Shkodrës. Mjeda iu vu atëherë me tërë energjitë e veta edukimit të rinisë me dashuri të veçantë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare.

 

 

 

 

 

Pak muaj para vdekjes, (1 gusht 1937), botoi si testament poetik të rrallë për bukuri e forcë, poemthin “Liria”./Konica.al

 

 

Liria

-I

O shqipe, o zogjt e maleve, kallzoni:

A shndrit rreze lirie n’ato maja;

mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja,

ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

 

A keni ndie ndikund, kah fluturoni

ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?

A keni ndie nji kangë të patravajë?*)

O shqipe, o zogjt e maleve, kallzoni!

 

“Lirim, lirim!” – bërtet gjithkah malsia.

A ka lirim ky dhe që na shkel kamba,

a veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia?

Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,

sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,

e vështroje ku i del lirimit ama.

 

– VI –

Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:

Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,

lodhun prej terri ku robnimi e qiti,

shpreson me e zgjue fluturim mënia.**)

 

E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija

e lirimit t’Atdheut; fshehtas shëtiti

kasoll’ për kasoll’ rreth buneve***) e soditi

frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija

 

e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin

nanat e Hotit djelmënin’ ushtore

e idhnim n’armikun nëpër gji iu qitin.

 

E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.

 

 

 

*) pa vuajtje, pa mjerim.

 

**) urrejtja

 

***) banesave

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN