MENU
klinika

Mesazhi i këshilltares së Haradinajt

“Thika në shpinë nga ata që nuk e priste”

23.07.2019 - 11:51

“I ngulën thika ata që nuk e priste”, kështu është shprehur këshilltarja e Ramush Haradiajt përmes një postimi në Facebook.

Para nisjes së tij drejt Hagës, këshilltarja Meliza Haradinaj ka përmenduar disa momente gjatë mandatit të Haradinajt, ku sipas saj qëndroi stoik kundër ndarjes së Kosovës.

Meliza Haradinaj thotë se Ramush Haradinaj u acarua kur ia përmendën ndarjen e Kosovës, e ja ngulën thikat ata që nuk e priste.

Potimi i plotë i saj:

Kryeministër,

Të pashë teksa u acarove kur ta përmendën për herë të parë në zyrën tënde ndarjen e Kosovës;

Të pashë teksa ia the troq, tejskajshmërisht i irrituar, atij që për herë të parë ta përmendi ndarjen dhe shkëmbimin e territoreve – që nuk është më i mirëseardhur në zyrën tënde;

T’a njoha dhimbjen kur ishe i vetëm në luftën për mosdorëzimin e sovranitetit të Kosovës te Serbia;

Isha aty kur iu the të gjithëve që për Ushtrinë e Kosovës nuk do të vendoset në tavolinën dialoguese me Serbinë, as për Trepçën, as për tregun e Kosovës;

Të pashë kur t’i ngulën ‘thikat në shpinë’ ata prej të cilëve nuk e prisje, por nuk tu tremb syri as goja për t’i përballë me të vërtetën.

Çfarëdo të jetë epilogu i shkuarjes sate të sotme në Hagë, prapa na ke, si ushtarë politikë, luftëtarë të paqes, në rresht, duke shtyer përpara kauzën tënde për t’a bërë Kosovën ashtu siç na e lanë amanet të parët tanë. Për Kosovën shtet – të pandashëm, unik, që qëndron e fortë vertikalisht në këmbët e saj.

Na e the sot, që vetëm ata që qëndrojnë stoik për shtet e popull, do të dalin fitues! Kosova jonë e ka fitoren në derë!

Faleminderit dhe Mirupafshim së shpejti në Kosovë, Kryeministër!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!