Frank Lampard do të zyrtarizohet shumë shpejt si trajneri i ri i Chelsea.
Ish-mesfushori i këtij klubi ka mbërritur pak momente me parë në zyrat e ndodhur në stadiumin “Stamford Bridge”, për të bërë përgatitjet e fundit për zyrtarizmin e tij si trajner i “bluve”.
Lampard ka edhe dy vjet kontratë me Derby-n, me vlerë 4 milionë sterlina në total, shifër që do ta paguajë Chelsea, që mori 5 milionë sterlina nga Juventusi për të liruar trajnerin Maurizio Sarri.
Ndërkohë që me klubin londinez Lampard ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, me pagë 3 milionë sterlina në sezon.
Në karrierën e vet Lampard luajti për 13 vite te Chelsea, me 211 gola në 649 ndeshje, duke qenë pjesë e klubit në epokën më të suksesshme në historinë e tij, me 3 kampionate, një Champions League, 4 Kupa FA, 2 Kupa Ligash dhe një Europa League.