MENU
klinika

E tha me gojën e tij

Trondit rrjetin Gjiko: Elita, e dashura ime e parë

10.07.2019 - 12:48

Na duhet ta dëgjojmë edhe njëherë, sepse nuk po i besojmë më as veshëve tanë. Gjiko vjen me një super deklaratë, që na habiti të gjithëve.

Lidhja e Gjikos me Elitën u konfirmua në 2016-ën, kur reperi ishte i ftuar në emisionin e drejtuar nga partnerja dhe u shfaqën shumë të afërt.

Vitin e kaluar në ditëlindjen e saj, Gjiko u ul në gjunjë dhe i propozoi.

Ata u martuan në shtator. Pak muaj më vonë, në shkurt, Elita u bë mama e një djali të cilin e quajtën Zëri.

I pyetur se cila ka qenë e dashura e tij para Elitës, Gjiko u përgjigj se…

“Elita është femna ime e parë.” Para mosbesimit të prezantuesit e përsëriti:

“Po.”

“Domethënë, s’ke patur të dashur para?”

“Jo!”

“Po one night stands?”

“Po tani, mos ia…”, u përgjigj Gjiko, “N’televizor s’do i them të gjitha.”

Epo ne dimë t’ju themi se nuk ka vajzë që nuk do e donte një gjë të tillë. Ehh lum ti moj Elita! 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A do bëhesh gruaja ime deri..."

Propozim për herë të dytë për Elita Rudin

"Zëri ndryshoi jetët tona"

Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë prindërimin