Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin në orët e vona mbrëmë.
Një 24-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi është qëlluar me armë.
Ndëkohë mësohet se vëllai i tij ka mbetur i plagosur.
Viktima e atentatit është identifikuar si Klevi Baho, 24 vjeç.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur vëllai i viktimës i identifikuar si Sandër Baho 30-vjeç, i cili dyshohet të ishte edhe shënjestra e atentatit.
Të dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ndërsa disa persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve duke i marrë jetën të riut.
Viktima kishte pak ditë që kishte lënë burgun në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshkë.