MENU
klinika

Detaje

U bllokuan në Kanionin e Gjipesë, shpëtohen 3 turistët

17.07.2019 - 12:27

Shpëtohen tre turistë gjermanë të bllokuar në kanionin e Gjipesë në Himarë.

Mësohet se dy vajza dhe një burrë ishin bllokuar në kanion gjatë natës.

Ata kishin dhënë alarmin SOS për të kërkuar ndihmë.

Punonjës të policisë dhe zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe pas dy orësh kanë mundur t’i nxjerrin turistët me litarë.

Fatmirësisht raportohet se ashtu si dy vajzat edhe burri janë në gjendje të mirë shëndetësore.