MENU
klinika

Detaje

Udhëtimi drejt Hagës, ç’ndodhi në avionin e Haradinajt?

24.07.2019 - 09:23

Kryeministri në ikje i Kosovës ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Hagës, ku është thirrur nga Gjykata Speciale.

Mësohet se Haradinaj ka udhëtuar me avionin privat të zv/kryeministrit Behgjet Pacolli.

Haradinaj do të udhëtonte drejt Hagës me një fluturim të rregullt të kompanisë “Austrian Airlines”, por sipas zëdhënësve të tij, fluturimi është shtyrë për disa orë.

Kjo e ka detyruar atë të gjejë një zgjidhje tjetër.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj dha dorëheqjen të premten nga posti i kreut të qeverisë së Kosovës, për shkak të një ftese të Gjykatës Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK-së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!