MENU
klinika

Dremit liqeri pa kufi…

UNESCO bashkon Ohrin!

05.07.2019 - 17:53

      Liqeni i Ohrit, do të jetë tashmë i plotë, në listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore-UNESCO. Në këtë listë, më parë përfshihej vetëm pjesa e liqenit në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa si zonë e mbrojtur në listën ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla, do të jetë edhe pjesa e Shqipërisë, në qytetin e Pogradecit.

 

 

 

Veç liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera, në lisën e trashëgimive botërore, mbrojtur nga UNESCO.

 

 

 

 

Butrinti, Gjirokastra dhe Berati, janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë, që mbajnë “pasaportën UNESCO”, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë, aderon që prej vitit 1958.

 

 

 

Në listën e kryeveprave të kulturës gojore dhe jomateriale botërore, mes 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve në botë, UNESCO ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut.

 

 

 

 

“Kodikët e Beratit”, ndërkohë, figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde”./Konica.al/Hera Lera

 

 

***

Dremit liqeri

 

Mi zall të pyllit vjeshtarak

Dremit liqeri pa kufi,

Ay ndaj fundesh u përflak

Posi me zjarr e me flori.

 

posi me flakë u ndes e kroj,

E vetëtiti plot magji,

E ylli i ditës perëndoj

Në qetësi dhe dashuri

 

Tashi po shuhet nënë mal

Qytet’i ngrysur në zi.

Po ndizen yjtë dal-nga-dal

Plot bukuri! Plot fshehtësi!

 

Në këtë çast perëndimor,

Ndaj po më dehen sytë e mi,

Kuptoj si shpirtin vjershëtor

M’a frymëzon një mall i ri.

 

Lasgush Poradeci

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agolli mbi varrin e 'Zogut të fundit të liqerit'

‘Kur gjeniu nderon gjeniun’


Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB