MENU
klinika

Zbuloni detajet...

Ups! Lufta rinisi… Fero ofendon rëndë Unikkatilin

30.07.2019 - 13:34

Unikkatili dhe Fero duket se nuk po e gjejnë ende gjuhën e përbashkët. Ata shpesh janë kthyer në qendër të mediave për shkak të diss-eve që bëjnë për njëri-tjetrin dhe i fundit është ai i Feros.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram reperi shfaqet duke kënduar njëzëri me fansat e tij këngën “Baba për ikona”, e cila është diss i hapur për Unikkatilin.

‘Hej nona je shumë gocë e bukur”, shkruan reperi në përshkrimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

Muhahahahahahhahahaha hej nona je shum goc e bukur ??????‍♀️ ???????????????????????????

A post shared by ALLE$ BABA (@ferofera) on


Më herët Fero ka pranuar se kënga “Baba për ikona” i është dedikuar Unikkatilit.

Kjo kundërpërgjigje e tij ka ardhur pak ditë pasi Unikkatili thumboi këngëtarin duke brohoritur në mes të koncertit: “Unë jam baba, nona, gjyshja, tonat”.

Fero është një ndër reperët e rinj të muzikës shqiptare, megjithatë ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore dhe menjëherë ka goditur zërin e dëgjuesit.

Ndërsa Unikkatili, pavarësisht se nuk është shumë aktiv me projekte të reja muzikore cilësohet ndër reperët me legjendarë shqiptarë, i cili ka futur për herë të parë diss-et.