MENU
klinika

Projekt për ndarjen e Kosovës

Video-përgjimet e Zaev/ PD: Lajm ogurzi për Kosovën e Shqipërinë!

10.07.2019 - 12:37

Pas zbulimit të telefonatës së kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, ku flitej për ndarjen e Kosovës kaardhur rragimi i Partisë Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, ish-deputeti Aldo Bumçi tha se zbulimi i kësaj viedoje pohoi që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë.

PD i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

DEKLARATA E BUMÇIT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës.

Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime.

Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin