MENU
klinika

Vrasja e Ivanoviç

Vuçiç akuza Tiranës, përmend 2 emra

04.07.2019 - 09:16

Vrasja e politikanit serb që u ekzekutua në Mitrovicën Veriore ka zgjuar sërish reagimin e Serbisë.

Shteti serb deklaron se ka në dorë emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviç.

Ai ka përmendur disa emra dhe ka theksuar se Kosova është duke penguar bashkëpunimin dhe duke kryer hetime politike.

Vuçiç ka thënë se organet serbe e dinë, ose siç ka thënë mendojnë se e dinë se kush është emri i vrasësit. Por sipas tij ka dëshmi këtu ka dëshmi dhe në Tiranë.

“Pyes përse nuk na i japin videot nga aeroporti i Tiranës, Rinasi. Përse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb i ka bërë këto komente pas takimit me kongresimenin amerikan Eliot Engel. Ai ka theksuar se një pjesë e këtyre dëshmive mund të jenë edhe në aeroportin e Tiranës.

“Është akuzuar gjysma e botës, por ende nuk e dimë kush është ai që ka vrarë Olliver Ivanoviç, përse dhe për çfarë motivi. Përse nuk na thonë?”, shtoi më tej Vuçiç.