MENU
klinika

Video

Yll Limani nis verën me një baladë dashurie

08.07.2019 - 17:34

Këngëtari Yll Limani ka marë vëmendjen e duhur për këngët e tij gjithnjë të suksesshme.

Ama na duhet të përmendim edhe faktin se gjithashtu ka rrëmbyer edhe zemrat e vajzave, duke u kthyer kështu në këngëtarin më të preferuar të momentit.

Ja ku erdhi edhe kënga e tij më e fundit, e publikuar tashmë si projekti i ri muzikor i tij, i titulluar “Nuk po kalojka”.

 

Edhe këtë herë, Ylli i këndon dashurisë por ka lënë muzikën melankolike. Armend Rexhepagiqi dhe Darko Dimitrov kanë punuar që ti japin këngëtarit një baladë ritmike për tu përshtatur me këtë sezon veror. Këtë herë Ylli i këndon një vajze e cila dashuron një tjetër.

Fansat e mbështesin gjithmonë në projektet e reja muzikore dhe pritet që e njëjta gjë të ndodhë me “Nuk po kalojka”.

Mbetet për tu parë nëse kjo këngë do ngjitet në toplistat muzikore për këtë sezon veror.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN