Çfarë bën në jetë?
“Youtuber”, përgjigjet Boram, 6-vjeçarja nga Seuli e cila në fillim të 2019-s bleu një qiellgërvishtëse prej 8 milionë dollarësh në lagjen e pasur të Gangnam, në kryeqytetin Koreanojugor.
Vogëlushja, e cila në kanalin e san të Youtube, numëron mbi 31 milionë ndjekës dhe për të menaxhuar suksesin e madh online, nga prindërit e saj është ngritur një shoqëri me emrin ‘Boram Family company’, përmes së cilës është blerë edhe pasuria e patundshme.
Por maja e fëmijëve më të pasur në Youtube është ende larg për të.
Në krye është amerikani Ryan Kaji, i cili në 2018-n, kur ishte 7 vjeç, fitoi rreth 22 milionë dollar. Boram, përcjell Cnn, ka dy kanale YouTube: njëri, i hapur në 2016 me 13,6 milionë të nënshkruar dhe një tjetër me 17,6 milionë ndjekës ku hedh video për fansat e saj të vegjël. Në një ndër videot e saj më popullore, me mbi 376 milionë klikime, Boram realizon spageti të çastit me një kuzhinë lodër plastike e më pas i ha me entuziazëm. Në këtë mënyrë, kur është vetëm 6 vjeç, mund t’i lejojë vetes investime imobiliare, të cilat as ‘gurutë’ e internetit nuk mund t’i ëndërrojnë.
Dhe të mendosh se nga të vegjlit, nuk është më e pasura. Sipas “Forbes”, në vend të parë klasifikohet amerikani Ryan Kaji, i cili në moshën 7 vjeçare dhe me 20,8 milionë ndjekës në kanalin e tij për lodrat, në 2018-n fitoi thuajse 19,7 milionë euro.