Nga të gjithë organizatat e botës, NASA padyshim është një prej më intrigueseve.
Por ashtu si shumica e gjërave në botë, NASA ka disa sekrete të errëta që është më mirë të dihen. Nëse këto e bëjnë NASA-n më interesante apo më të frikshme, këtë vendoseni vetë.
- Ata e dinin që “Challenger” do të shpërthente
Shpërthimi i Challenger në vitin 1986 tronditi botën. Ishim vetëkënaqur aq shumë me idenë e udhëtimit hapësinor, saqë të shihnim një anije kozmike që shpërthente në telecizion ishte gjë që as nuk e imagjinonim. Tragjedia ishte shumë e rëndë. Por më i keq është fakti që NASA e dinte se do të ndodhte.
Raketat janë tuba të mëdhenj me lëndë djegëse shpërthyese. Gjatë lëshimit ato janë nën një shtypje të jashtëzakonshme, kështu që inxhinierët duhet t’i bëjnë të përsosura. Asnjë komponent nuk duhet të jetë më pak se i përsosur, deri edhe tek vidat. Një pjesë e rëndësishme ishin unazat që mbanin të bashkuara nyjat. Këto unaza ishin prej gome, që ndonëse e fortë, është e prkshme nga ndryshimi i temperaturave.
Para lëshimit në vitin 1986, kontraktorët që projektuan unazat kuptuan që ato ishin problematike. Inxhinieri Roger Boisjoly e dinte që nuk do të mbanin. Ai i telefonoi NASA-s për të thënë se anija kozmike do të shpërthente dhe se duhej ta vononin lëshimin. NASA refuzoi. I gjori Boisjoly, shkoi në shtëpi duke ditur se astronautët do të vdisnin. Ditën tjetër, kështu ndodhi.
Për shumë vite më pas, Boisjoly fajësonte veten për shpërthimin, duke iu rikthyer ngjarjeve dhe ndëshkuar veten. Për gjithë të tjerët e dinin të vërtetën. Faji nuk ishte i Boisjolyt.
Një qese urine pothuaj hodhi në erë një anije kozmike
Filmat fantastiko shkencorë nuk shpenzojnë shumë kohë për të treguar se si urinojnë astronautët, por është një telash më vete. Pa gravitetin që t’i ndihmojë, urina mund të shkojë ngado. Teksa NASA nisi të dërgojë astronautë për misione më të gjata, u duhej që të gjenin edhe një zgjidhje për këtë. DHe prej kësaj p othuaj humbën një anije kozmike.
Gordon Cooper fluturoi të fundit mision Mercury në 15 maj 1963. NASA i dha një koleksion të ri pajisjesh për të urinuar gjatë misionit 34-orësh. Më pas, sistemet e anijes kozmike nisën të shfaqin të gjithë defekte. Cooper nuk arriti të kuptonte atë që po ndodhte për orë të tëra, para se të vinte re se qesja e urinës kishte rrjedhur. Vetë urina e tij e kish tradhëtuar duke shkaktuar qark në gjithë pajisjet e anijes. Atij iu desh të bëjë një rikthim manual në Tokë. Zbritja e kapsulës pa kontroll nga toka ishte tejet e rrezikshme, dhe shumë pak pilotë mund ta bënin.
Fatmirësisht ia doli, kështu NASA-s nuk do i duhej të shpjegonte se si pothuaj humbi një anije kozmike për shkak të urinës.
Ata u bënë bashkë me Forcat Ajrore për të bombarduar Hënën, vetëm që t’u tregonin rusëve se mundeshin
Lufta e Ftohtë ishte një ndeshje në shkallë globale. Të dy palët arrinin në disa ide tejet të cmendura, dhe asnjëra nuk ishte më shumë e tillë se sa Projekti A119, një mision i ëndërruar nga Forcat Ajrore të SHBA dhe NASA për të bombarduar Hënën me bombën atomike. Asgjë nuk fitohej prej kësaj. Thjesht donin t’u tregonin sovjetikëve se mund ta bënin.
Vetëm kaq. Sigurisht planifikuesit nxorrën disa “arsye shkencore” për këtë mision, duke pretenduar se ishte e rëndësishme të mësonin se cfarë do të ndodhte nëse një bombë atomike hidhte në erë Hënën dhe cilat do të ishin pasojat në Tokë. Në fakt kjo e bën misionin edhe më keq. A nuk ka mënyra të tjera më të mira për të testuar nëse një bombë atomike e shpërthyer në Hënë do të ndikonte në Tokë?
Kokat e ftohta dolën më të forta dhe misioni u fut në sirtarë.NASA-s do i duhej të intimidonte rusët në një tjetër mënyrë.
E frikshme është që Projekti A119 është vetëm njëri prej shumë projekteve të Luftës së Ftohtë. Shumica ende nuk janë deklasifikuar.