MENU
klinika

Ja emrat...

Zbulohen çiftet e famshme që marrin pjesë në “Dance with me”

31.07.2019 - 13:56

Edicioni i gjashtë i spektaklit “Dance With me” do të nisë në pak javë e ndërkohë që ne presim, të gjithë jemi kuriozë të dimë se talentin e kujt do të shohim në kërcim këtë vit.

Pak javë më parë burimet zbuluan dy çifte konkurrente të edicionit të gjashtë. Kejvina Kthjella do të jetë në çift me Eduart Ndocajn, ndërsa Era Rusi me moderatorin Florian Agalliu.

Ndërkohë kemi dhe 3 çifte të tjerë që do të jenë pjesëmarrës në spektaklin që pritet të startojë në fillim të shtatorit.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga do të jetë në çift me ish-konkurrentin e Big Brother Valer Kolnikajn.

Gjithashtu, këngëtari Mateus Frroku do të jetë në çift me Eliona Pitarkën, aktoren e programit të humorit “Duplex”.

Një tjetër konkurrent i përfolur është edhe moderatori i “Trokit”, Ermal Peçi, edhe pse ende nuk e dimë se kë do të ketë partnere.

E nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për më shumë detaje rreth emisionit dhe konkurentëve…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ermali po i bën konfuzë të gjithë

Po Belinda? Kejvina Kthjella kthehet ne Xing!