“Rreth 33.000 vjet më parë, një burrë u vra në një shpellë në Rumani”, tha një ekip shkencëtarësh.
Ekspertët dolën në konkluzionin se kafka e fosilizuar ishte thyer nga dhuna e ushtruar, duke treguar kështu se vrasja ishte pjesë e jetës së njeriut të lashtë.
Kafka, e njohur si Cioclovina calvaria, u zbulua nga minatorët në një shpellë në jug të Transilvanisë në vitin 1941. Ajo u gjet pranë veglave të lashta të gurit.
Mendohet të jetë një nga fosilet më të hershme të njeriut modernë në Europë dhe e ruajtur mirë.
Që nga zbulimi i saj, studiuesit kanë studiuar kafkën, e cila i përkiste një mashkulli të rritur. Katerina Harvati, nga Eberhard Karls Universität Tübingen në Gjermani, tha për Newsweek: “Ai mendohet të ketë qenë anëtari i një fisi gjahtarësh që jetonte nën kushte ndoshta relativisht të vështira klimatike … Ndoshta i përkiste kulturës Aurignacian, një industri e vegël guri e lidhur me njerëzit më të hershëm të Paleolitit të epokës moderne në të gjithë Evropën”.
Ai gjithashtu pësoi disa thyerje të kafkës – dy të vogla në front që ishin shkaktuar para vdekjes dhe një tjetër, frakturë e madhe në anën e djathtë të kafkës.
Thyerja në të djathtë të kafkës u shkaktua në një konfrontim ballë për ballë mes autorit dhe viktimës. Lëndimet në kokë nuk u shëruan, duke bërë që goditjet të ishin fatale.