MENU
klinika

Zgjedhjet në Greqi

Tsipras pranon humbjen, telefonon kryeministrin e ri

08.07.2019 - 09:07

Gjatë ditës së djeshme në Greqi janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Pas shpalljes së rezultateve, kryeministri në ikje Tsipras përmes një telefonate ka uruar për fitoren kryetarin e “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis.

Nga ana e tij kreu i Demokracisë së Re e falenderoi Tsiprasin për telefonatën.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës dhe e pritjes do të zhvillohet sot në rezidencën Maximos, menjëherë pas betimit të Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Presidencial në orën 13:00.

Sipas informacionit të publikuara nga mediat greke, të hënën në mbrëmje pritet të bëhet shpallja e qeverisë së re, e cila, pritet të betohet mesditën e së martës.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi