MENU
klinika

"Bisedimet e reformat ecin paralelisht"

Zgjerimi i BE, Merkel kundër Macron

06.07.2019 - 10:16

Kancelarja gjermane Angela Merkel siguroi vendet e Ballkanit se negociatat për t’u bashkuar me BE janë në interesin e bllokut, duke iu kundërvënë shqetësimeve nga presidenti francez, i cili këmbënguli se reformat e BE duhet të vijnë përpara zgjerimit të mëtejshëm.

Merkel ishte “optimiste” në konferencën e Ballkanit Perëndimor në qytetin polak Poznan.

Komentet e saj dukeshin në kundërshtim me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili këmbënguli që blloku duhet të reformohet së pari para se të pranojë anëtarët e rinj. Ai është i shqetësuar se strukturat shpesh të vështira të BE-së po pengojnë gjithnjë e më shumë vendimmarrjen.

Megjithatë, Merkel u tha gazetarëve se bisedimet dhe reformat e BE mund të ndodhnin paralelisht.

Më parë, ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier dha disa rekomandime të forta për ndryshimet në Ballkan.

“Ne nuk kemi nevojë vetëm për tolerancë në vendet e Ballkanit, kemi nevojë për vende të sigurta të qeverisura nga sundimi i ligjit, kemi nevojë për gjykata të pavarura,” tha Altmaier.

Konferenca diskutoi për integrimin në BE për gjashtë vende të Ballkanit.

Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova.

Altmaier tha se pranimi i tyre në BE do të përfshinte “një nxitje të madhe ekonomike” për BE.

BE-ja dëshiron “të ndihmojë vendet e tjera që të pajtohen me standardet tona të tregut dhe në këtë mënyrë të hapin mundësi për tregjet gjermane dhe evropiane,” tha ai. Përparimi drejt anëtarësimit në BE varet megjithatë nga suksesi i bisedimeve dhe zhvillimeve demokratike në vendet e Ballkanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më 22 janar nënshkruhet marrëveshja e re

Merkel-Macron “të pandashëm”/ Një traktat i ri mes vendeve

Geopolitical Intelligence Services

Trekëndëshi i paqëndrueshëm Moskë-Kiev-Bruksel