MENU
klinika

Zbulojini!

5 trajtime natyrale si të zbehni pamjen e mpiksjeve të gjakut

03.08.2019 - 13:59

Dëmtimet e lëkurës përtej shtresës së parë të saj, mund të shoqërohen me hematoma dhe mpiksje gjaku, të cilat nuk janë asgjë më shumë sesa vena të dëmtuara.

Të gjithëve i ka ndodhur të paktën një herë të përfundojnë me shenja në trup pasi të përplasen me ndonjë objekt apo të jenë vrarë diku.

Të dalësh me krahun apo këmbën e nxirë e të mavijosur nuk është ajo që duam ndaj më poshtë gjeni disa zgjidhje:

  • Akulli

Menjëherë sapo të shihni që në vendin e vrarë po ju mblidhet gjak, aplikoni akull të mbështjellë me një copë direkt në lëkurë. Vendoseni akullin në vendin ku vena është dëmtuar për 15 minuta dhe vena do të ngushtohet duke mos shpërndarë gjakun më tej.

  • Aloe Vera

Xheli i aloe verës ka veti antiinflamatore dhe duke e aplikuar direkt në lëkurë mund të shërojë të vrarën shumë më shpejtë nga se mendoni. Mpiksjet e gjakut mund të jenë gjithashtu të dhimbshme dhe duke e lyer lekuren me xhel ju do te qetësoni dhe dhimbjet.

  • Kastraveci

Kastraveci i ftohte do të ndihmojë gjithshtu në reduktimin e shenjave në lëkurë pasi jo vetëm që do të hidratojë këtë të fundit, por edhe do të përmirësojë qarkullimin e gjakut të pasur me oksigjen në zonën e vrarë .

  • Shafrani i Indisë

Mjafton të përzieni pak shafran Indie me disa pika uji dhe këtë pastë ta lidhni me një fasho në zonën e vrarë.
Çaji i zi do të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e inflamimit dhe mpiksjes së gjakut falë vetive antiinflamatore .