MENU
klinika

Profil

Adolf Eichmann: ‘Arkitekti’ i Holokaustit

22.08.2019 - 19:04

Figura të errëta të Rajhut Nazist si Hitleri, Himleri, Hajdrihu, Mengele, Kaltenbruner, Eichman, etj, kanë jo pak karakteristika të ngjashme në skenarët e viteve të hershme të jetës së tyre.

Kush më shumë e kush më pak, secili prej tyre kishte një edukim të mirë, vinin nga familje të respektuara të shtresës së mesme dhe kishin qenë fëmijë të bindur, të moralshëm në jetën personale dhe të dedikuar ndaj familjes.

Por janë dy plane ku paralelizohen të gjithë, njëri prej tyre është kapaciteti i ligësisë i secilit që i çoi drejt statusit kriminel lufte, dhe e dyta infektimi nga sindroma e bindjes, një e metë serioze në shoqërinë gjermane.

Në mjedisin grotesk të nazistëve këta qytetarë dikur normalë u kthyen në monstra çnjerëzore për shkak të bindjes së verbër ndaj autoritetit të lartë. Ata nuk kishin ndjenjë përgjegjësie për veprimet e tyre. Ata e shikonin veten e tyre si ushtarë të mirë që po ndiqnin urdhrat nga lart.

Bindje pa kushte

Një vegël mjaft besnike e krimeve ndaj popullit hebre të shekullit të XX është Karl Adolf Eichman (Ajhman). I lindur në Sonligen më 7 mars 1906, familja u shpërngul në Linz të Austrisë, pas vdekjes së të ëmës, i njëjti qytet ku edhe Hitleri kishte kaluar fëmijërinë e tij. Babai i Eichman-it drejtonte një kompani energjie që edhe sot është aktive.

Një nxënës filloreje mjaft i zymtë, i ngathët, i ndrojtur dhe i vetmuar që rrallë luante me fëmijët e tjerë. Për shkak të kompleksit të tij të errët ai quhej “der kleine Jude” (“hebreu i vogël”) nga moshatarët e tij. Në një rast Eichman-i reagoi dhunshëm duke drejtuar një bandë mistrecësh për të sulmuar një shok klase hebre.

“Der kleine Jude” Adolf Eichman në shkollën fillore

Eichman-i i vazhdoi studimet për inxhieneri por nuk arriti t’i përfundonte dot (ose nga rezultatet e ulëta ose për shkak të infancionit, ka mundësi kjo e fundit) dhe ndërmjet viteve 1925-1927 ai punoi për një kompani nafte në Vienë. Në këtë kohë ai doli nga guaska e tij dhe filloi të bënte ‘garipin’ që pëlqente xhirot me motoçikletë të kuqe.

Eichman në vitet 1920′

Në prill të 1932-shit ai iu bashkua Partisë Naziste Austriake por më vonë migroi për në Gjermani dhe në shtator 1934 ai iu bashkua SD-së (shërbimi i inteligjencës i SS-ve). Detyra e tij fillimisht kishte të bënte me grumbullimin e informacioneve për teoritë konspirative të masonëve.

Eichman-i filloi të komplimentohej për punën e tij të mirë dhe pasi shfaqi interes në studimin e hebrejve dhe Judaismin ai fitoi një reputacion të gjërë mes nazistëve për dijet e tij enciklopedike.

Pasi Himleri e vendosi atë në krye të një projekti për ndërtimin e një Muzeumi Shkencor Hebre, Eichmani-i u nis ilegalisht në 1937 drejt Palestinë për të marrë në konsideratë mundësinë e deportimit të hebrejve gjermanë këtu.

Më vonë ai zbulohet nga autoritetet koloniale britanike dhe dërgohet në Gjermani. Pas kthimit të tij ai gradohet në lituenant të dytë (SS-Untersturmfuhrer), në kapiten (SS-Haupsturmfuhrer) dhe lituenant kolonel (SS-Obersturmbannfuhrer).

Në 1938 kur ndoshi incidenti i Kristallnacht-it1, Eichmani ishte në Vjenë dhe shefi i tij e urdhëroi të drejtojë sulmet ndaj hebrejve në Vjenë. Dëshmitarët okularë pohojnë se Eichman-i po lëvizte nga sinagoga në sinagogë për të mbikqyrur shkatërrimet. Përshkrimet pohojnë se sa i ekzaltuar ishte prej detyrës.

Adolf Eicham me uniformë SS

Si përgjegjës i zyrës së emigracionit hebre në Vjenë ai kishte arritur të largonte 100 000 hebrej nga Austria deri në vitin 1939. Eprorët e Eichman-it ishin aq të impresionuar nga arritjet e tij sa vetë Hitleri urdhëroi krijimin e një Zyre të Rajhut për Emigrimin e Hebrejve sipas modelit të ndjekur nga Eichman.

Në tetor të atij viti Adolf Eichman u emërua këshilltarë i veçantë në problemet e “evakuimit” të hebrejve dhe polakëve. Dy muaj më vonë ai u ngrit në detyrë duke drejtuar Referat IV B-4 të Amt IV në RSHA-së, Zyrës Qëndrore të Sigurimit të Rajhut.

Ky sektor ishte përgjegjës për çështjet dhe evakuimin e hebrejve dhe u bë një nga seksionet më të tmerrshme në makinacionet vrasjeve naziste.

Hajdrihu në 1941 e thirri Eichman-in në zyrën e tij në Berlin. Duke e hapur menjëherë intervistën me deklaratën se emigrimi i hebrejve nuk ishte më i mundur për shkak të luftës me Bashkimin Sovjetik, Fyhreri kishte urdhëruar shfarosjen fizike të hebrejve dhe fjala e tij ishte ligj.

kolana e librave

Hajdrihu ishte i kënaqur të informonte Eichman-in se ai ishte zgjedhur për të shkatërruar mbetjet e Hebraizmit Europian. Ditët e deportimit kishin përfunduar.

Në dimrin e 1941-shit Ecihman-i e përgatiti veten për detyrën. Ai pa nga afër ekzekutimet e para në Minsk.

“Edhe pse kisha veshur një pallto lëkure që më binte deri te kyçet, ishte shumë ftohtë. Unë pashë grupin e fundit të hebrejve që po zhvisheshin dhe u mbeti vetëm kanaterja. Ata ecën 90-180 metra – mbi ta nuk u përdor forcë – më pas ata u hodhën në gropë. Ishte mbresëlënëse t’i shikoje të gjithë që hidheshin në gropë pa ofruar asnjë rezistencë.

Më pas burrat e njësisë zbrazën pistoletat dhe mitralozat në gropën e mbushur.”

Në Lodz Eichman-i dëshmon se si hebrejtë të mbytur nga gazi hidheshin në varre 2 m të thella.

“Disa polakë hidhnin trupat e vdekur në gropë. Një grup tjetër polakësh me një palë pinca në duar hidheshin në gropë. Lëviznin nëpr kufoma duke iu hapur gojat. Kudo ku shikon dhëmbë ari i zhgulnin dhe më pas i fusnin në një çantë.”

Nata e Kristaltë, kur nisi Holokausti

Në të njëjtin dimër Eichman udhëtoi për në Auschëitz për të takuar Rudolf Hoess (drejtori i kampit). Eichman i dha instruksione të qarta për ndërtimin e kampit më vdekjeprurës në Poloni. Vetë ai ishte përgjegjës për programin e shfarosjes.

Ai ishte present në Konferencën e Vansesë me 20 janar 1942, burokratët nazistë dëgjuan për Zgjidhjen Përfundimtare, ku u vendos se hebrejtë do të deportoheshin në kampet e shfarosjes.

Despoti i lumtur iu fut menjëherë punës. Deri në përfundimin e luftës, ku shembja e Rajhut Nazist dukej e pashmangshme, trena të panumërt që mund të përdoreshin për trupa dhe për armë, u shfrytëzuan nga Eichman-i për të dërguar hebrejtë drejt fabrikave të vdekjes. Ai iu thoshte kolegëve të tij “Lufta është e humbur por unë do të fitoj luftën time.”

Vetëm në mars 1944 në Budapest, vrasësi model bëhet një personalitet publik ku luajti një rol në masakrimin e hebrejve hungarezë.

Në 1944 ai i dërgon një raport shefit të SS-ve Hajnrih Himelrit mbi shifrën totale të hebrejve të shfarosur deri atëherë. Edhe pse kampet nuk mbanin statistika të sakta, 4 milionë hebrej kishin vdekur brenda tyre dhe 2 milionë ishin pushkatuar nga formacionet SS.

Edhe pse u arrestua në fund të luftës emri i tij ishte nuk ishte edhe aq i njohur në ato përmasa sa i eprorëve të tij. Ai arriti që të largohej pa u vënë re nga kampi ku po mbahej në zonën amerikane në 1946. Pas një arratije 15-vjeçare agjentët israelitë e kapin në Argjentinë më 11 maj 1960. Gjyqi që iu bë në Israel nga 11 prill deri me 14 gusht 1961 fitoi vëmendjen botërore.

Pasi u shpall fajtor për krime ndaj popullit hebre, krime ndaj njerëzimit dhe krime lufte, u ekzekutua në Ramle më 31 maj 1962. Pasi trupi iu dogj hiri i tij u hodh jashtë ujërave të Israelit.