MENU
klinika

75 vite nga shkrimi i saj

Botohet ditari “origjinal” i Ana Frankut

11.05.2019 - 17:27

“Ditari i Ana Frankut” konsiderohet një nga veprat letrare më personale dhe përfaqësuese të shekullit të 20-të.

75 vite nga shkrimi i saj, një botim i ri pretendon të përcjellë te lexuesit atë çfarë autorja, Anëlis Mari Frank, kishte dashur të shkruante prej fillimit.

Libri me titull “E dashur Kiti” është përgatitur nga Lorin Nusbaum, e njohura dhe bashkëkohësja e autores 15-vjeçare.

“Ditari që të gjithë ne kemi lexuar nga viti 1947 ka qenë një një amalgamë referencash marrë nga ditari i Anës dhe libri i babait të saj, Frenkut. Po të kishte jetuar më gjatë, Ana nuk do të kishte lejuar askënd që t’ia ngacmonte variantin origjinal. Besoj se ky botim çon në vend amanetin e saj,”-tha Nussbaum.

kolana e librave

E mbijetuara e Holokaustit tregoi gjatë prezantimit të librit në Berlin, se me Anën njihej familjarisht kur të dyja jetonin në Amsterdam në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

“Nuk kemi qenë mikesha të ngushta por familjet tona takoheshin. Në vjeshtën e vitit 1941 kemi inskenuar në shtëpinë time një dramë me titullin ‘Princesha me Hundë’. Ana luajti rolin e princeshës, ndërsa unë regjisoren,”– shtoi Nussbaum.

Libri i 91-vjeçares Nusbaum u botua këtë të shtunë njëkohësisht në Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Data u zgjodh për të përkuar me 11 majin e vitit 1944, kur në ditar Frank kishte hedhur dëshirën që në të ardhmen të botonte një novelë me titullin “Aneksi Sekret”, bazuar në shënimet e saj.

Vepra origjinale u shkrua në fshehtësi gjatë kohës së gjenocidit nazist kur shkrimtarja e re Ana Frank ishte vetëm 13 vjeçe, përpara se ajo të internohej në një kamp përqendrimi në Gjermani, ku ajo edhe vdiq dy vite më vonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Silentium est aureum - Heshtja është flori?!

Luftrat ikën! E tani po na shkatërron një kanal nëpër Ulpianë

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt