Jo vetëm shfaqjet e treguara nga loja e shahut dhe pokerit, inteligjenca artificiale po përgatitet të hyjë në jetën e përditshme duke mësuar të kryejë veprime të thjeshta, si larja e enëve, dhe për ta bërë këtë, imiton inteligjencën e kafshëve, sipas studimit të botuar në revistën Nature Communications nga grupi ‘’Laboratorio Cold Spring Harbor’’ i New Yorkut, i koordinuar nga neuroshkencetari Anthony Zador.
Autorët studiuan trurin e kafshëve, duke u përpjekur të riprodhojnë funksionimin e neuroneve në sistemet e inteligjencës artificiale.
Falë algoritmeve të sofistikuara të të mësuarit, në fakt, studiuesit theksojnë, këto sisteme tashmë kanë dëshmuar se janë më të afta se njerëzit në disa aktivitete, siç janë në lojërat video ose në damën kineze.
“Aktivitetet që ne i konsiderojmë komplekse, siç është formulimi i mendimeve abstrakte ose luajtja e shahut, janë më pak të ndërlikuara për makineritë. Këta të fundit kanë shumë më tepër vështirësi në bërjen e gjërave që janë të thjeshta për qeniet njerëzore për shembull duke larë enët’’, theksoi Zador.
“Ne, njerëzit, kemi pasur qindra miliona vjet evolucion që na kanë lejuar trurin tonë të krijojë lidhje të sakta për të kryer disa aktivitete, pothuajse pa përpjekje. Sistemet e inteligjencës artificiale, nga ana tjetër ende po mësojnë t’a bëjnë atë, duke marrë evolucionin e kafshëve dhe të njeriut si një model”, përfundoi Zador