Një aksident me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në fshatin Ardenicë të Lushnjes.
Sipas policies, i riu që ka ndërruar jetë është identifikuar si Arian Velçani, ndërkohë ka mbetur i plagosur shoku i tij, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas të dhënave të para, automjeti ka dalë nga rruga ku shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën dy të rinjtë lëviznin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” shtetasi A.V, 29 vjeç, banues në Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi A.V dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi D.K, 42 vjeç, banues në Kolonjë, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.