MENU
klinika

Policia nis hetimet

Aksident në Levan-Tepelenë, 1 i vdekur, 1 i plagosur

24.08.2019 - 10:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në aksin Levan-Tepelenë.

Një makinë është përplasur me një motor, çka ka sjellë pasoja fatale, 1 person humbi jetën dhe 1 tjetër është plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Kafaraj të Fierit.

I plagosuri është çuar me shpejtësi në spitalin e Fierit, pasi fatmirësisht një ambulancë po kalonte rastësisht në zonë, duke e marrë vetëm pak sekonda pas perplasjes.

Policia thotë se po heton për shkaqet e aksidentit.