MENU
klinika

Aksioni anti-informalitet

Karburantet, Braçe paralajmëron 2 kategori

27.08.2019 - 13:31

Janë dy kategori biznesesh të mëdha të cilat merrem me karburantet të cilat duhet të bëjnë kujdes dhe kanë afat deri në fund të muajit shtator për të certifikuar kapacitetet e depoizitave që mbajnë në ambientet e kompanive.

Zv/kryeministri Erion Braçe në një dalje për mediat, ka bërë me dije se aksioni kundër informalitetit do të shtrihet nga sot e tutje edhe “te konsumatorët e mëdhenj të karburantebe në vend që zënë gati 40-45 % të konsumit të karburanteve ne Shqipëri”.

Doja ti bëja një thirrje dy kategorive, konsumatorë të mëdhenj që kanë depotiza në ambientet e kompanitë e mëdha të ndërtimit, të ndërtimit të rrugëve, të prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe trasnsportit, si kompanitë e distribucionit, të ofrimit të shërbimeve në tregti, për kompanitë e mëdha edhe të prodhimt, që prodhojnë në krahun tjetër produkte të ndryshme që kanë depozita në ambientet e tyre dhe për fat të keq janë të pacertfikuara nga autoritett ligjore, për kapacitetet dhe në disa raste kur operojnë me pompa, janë edhë në kushtet e moscertifikimit dhe mosfiskalizimit të tyre.

Që nga sot deri në fund të shtatorit, secili ka kohën e mjaftueshme t’i drejtohet organeve ligjore për të certifikuar kapcitetet e depozitave të tyre që autoritetet të kenë dijeni për konsumin e tyre të karburantit.

Përtej kësaj ka edhe një katgori tjetër që sjell në vëmendje faktin që kanë depozita pranë kompanive por mbi të gjitha nuk konsumojnë naftë por janë pjesë e operacioneve në letra të tregtimit të karburanteve.

Secili do jetë pjesë e hetimit dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri do mbajnë përgjegjësi edhe gjithë inspektorët e organeve fiskale që kanë lejuar e certifikuar këtë paligjshmëri”, tha Brace.