Në kuadër të aksionit të gjerë antiformalitet që ka nisur qeveria në të gjithë vendin, zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë të ditur disa të dhëna sot në një deklaratë për mediat nga terreni, ku ndodhej bashkë me Drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj.
“Dje është mbyllur aktiviteti i një sipërmarrje të madhe, Taivani i famshem se për herë të dytë u gjet pa kuipona tatimorë në cdo tavolinë.
E njëhta histori do vazhdojë me qëllim që buxheti i shtetit të marrë ato të ardhura që i takojnë në bazë të ligjeve në fuqi.
Kjo do bëhet për të gjithë. Pa pyetur për emrin e kompanisë, pa pyetur kë mik e shok ka, se kë merr në telefon dhe kush ja hap dhe kush ja kthen telefonin.
E kam një thirrje për secilin, të jenë në rregull me ligjin, të mos i bien telefont të kërrkujt nëse nuk janë në rreguill me ligjin, nuk e ndihmon kërrkush deri në momentin që kthehen në rregull me ligjin”.
Në disa biznese të tjera, Braçe tha se “kemi gjetur evaxzon fiskal dhe veprtimtari kriminale të organizuar, për këtë arsye struktura e hetimit tatimor ka kallëzuar këtë aktivitet dhe janë vënë në pranga dy ditë të shkuara persona përgjegjes që manipulonte kasat fiskale”.