MENU
klinika

Policia nis hetimet

Alarmohen banorët në Kurbin, gjendet një trup i pajetë

10.08.2019 - 09:13

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Skuraj.

Kanë qenë banorët ata që kanë vënë re kufomën në lumin që kalon në Skuraj dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Forcat e Policisë së Kurbinit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar trupin e pajetë në morg ndërsa kanë nisur hetimet.

kolana e librave

Sipas policisë, viktima është shtetasi Luigj Gjeloshi dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se është mbytur në lumin Mat.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.