MENU
klinika

Ja kur fillojnë shitjen

Apple prezanton iPhone-t e rinj më 10 Shtator?

17.08.2019 - 14:50

Spekulime dhe thashetheme rreth aktivitetit të ardhshëm të Apple kanë filluar të sillen dhe imazhet e fundit të marra nga një version beta i iOS 13 konfirmojnë datën 10 Shtator 2019.

Imazhet tregojnë një ekran të iPad dhe iPhone me datën 10 të shënuar në aplikacionet e kalendarit duke na bërë të mendojnë se pajisjet mund të bëhen publike në këtë datë.

Vitin e kaluar Apple lançoi iPhone e rinj më 12 Shtator po të njëjtin ditë që tregonin imazhet e iOS 12 beta. Në këtë aktivitet kompania pritet të sjellë pasardhësit e Apple Watch 4, iPhone XS, XS Max dhe iPhone XR.

Tradicionalisht kompania mban aktivitetin të Marten e dytë të muajit Shtator. Shitjet pritet të fillojnë rreth datës 20 Shtator.

Vitin e kaluar kompania mbajti një aktivitet të dytë në Tetor për iPad-ët dhe Mac-ët e rinj. /PCWorld Albanian

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”