MENU
klinika

Regjistrimi deri më 29 shtator

Athina klasa për gjuhën shqipe

16.08.2019 - 16:02

      Emigracioni i shqiptarëve pas viteve ’90-të, ka mbartur me vete edhe plagën e harrimit apo asimilimit të gjuhës shqipe, për brezin e lindur atje. Traditat dhe zakonet shqiptare, që janë bërë tashmë pjesë integrale e kulturës botërore, mbeten një element shumë i rëndësishëm i identitetit kombëtar shqiptar dhe si të tilla, jo rrallë vijnë në vëmendje të Tiranës zyrtare për bashkatdhetarët.

 

 

Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, për shumë prindër mbetet shumë i rëndësishëm dhe prioritet. Jo pak vende në botë, tashmë e ofrojnë këtë mundësi dhe klasat e mësimit të gjuhës amtare, po shtohen dita-ditës.

Një lajm të tillë, ka bërë të ditur ditën e sotme, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili njoftuar se edhe këtë vit, në Greqi do të hapen klasat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

 

 

 

Në Athinë, Greqi edhe këtë vit do të hapen klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Nxënësit e komunitetit shqiptar atje, mund të regjistrohen deri më 29 shtator, për të vazhduar mësimin për gjuhën dhe kulturën shqipe, që do të fillojë gjatë muajit tetor”, – ka shkruar, Majko.

Ndërkohë, prej vitit 2016, komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Selanik, kishin bërë përpjekje që fëmijët e tyre, të mësojnë në gjuhën shqipe./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy atdhe, një histori më dysh...

“Moj e bukura More…” Arbëreshët në UNESCO?


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit