MENU
klinika

Deklaratat zyrtare

Australia do të bllokojë faqet me përmbajtje ekstremiste

26.08.2019 - 13:59

Australia do të bllokojë qasjen në faqet e internetit që shfaqin materiale terroriste gjate krizave dhe do të konsiderojnë vendosjen e një legjislacioni që detyron platformat digjitale të përmirësojnë sigurinë e shërbimeve të tyre, deklaruan zyrtarët e Qeverisë të dielën.

Kryeministri Australian, Scott Morrison, tha se Qeveria po tenton të parandalojë sulmet terroriste duke ndaluar publikimin e pamjeve të dhunshme në platformat digjitale.

“Ne po bëjmë gjithçka për të mohuar mundësinë që terroristët të mburren me veprimet e tyre”, thuhet në njoftim.

Australia dhe Zelanda e Re kanë ngritur kontrollin ndaj ueb faqeve dhe rrjeteve sociale pas masakrës në Kristçërç ku mbetën të vdekur 51 besimtarë. Sulmi ishte shfaqur drejtpërdrejtë nga sulmuesi Brenton Tarrant në Facebook./ REL

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”