Autoriteti Portual Durrës ka publikuar të dhënat e raportit për periudhën Janar-Korrik 2019 duke i krahasuar ato me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku rezulton se ka rritje të numrit të lundrimeve, sasisë së mallrave e numrit të pasagjerëve.
Referuar njoftimit zyrtar, linjat nga Durrësi kanë transportuar afro 547 mijë ton mallra ose 5% më shumë se sa 2018. Rritje +5 % ka shënuar edhe numri i lundrimeve vajtje-ardhje, 577 të tilla, që kanë kryer tragetet në këto shtatë muaj.
“Me tragete janë importuar 341 mijë ton mallra dhe eksportuar 206 mijë ton mallra.
Mallrat nga tragetet janë transportuar me më shumë se 46 mijë kamionë dhe trailerë” njofton Autoriteti.
Gjatë periudhës 7-mujore 2019 tragetet janë preferuar nga më shumë se 367 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj.