Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një reagimi në rrjetet sociale e ka cilësuar Ramën si një rrezik për çdo familje.
Në një video bashkëngjitur statusit, Basha sjell në vëmendje kryebashkiakët socialistë dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe fshehjen e të shkuarës, nga Mark Frroku dhe Saimir Tahiri dhe nga Elvis Roshi te Vangjush Dako.
REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA
“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.
Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”
#ShqipëriaSiEuropa #RamaIk